Arrestohen për vjedhje katër persona në zonën e Bit Pazarit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se ka arrestuar katër persona në zonën e Bit Pazarit pasi me dhunë fizike dy të miturve u kanë marrë para.

“Më datë 23.10.2022 rreth orës 22.45 në zonën e Bit Pazarit nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup, E.E.(18) edhe tre 17-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi, pasi më herët në zonën e Bit Pazarit, me dhunë fizike dy të miturve nga Shkupi u kanë marrë para dhe një send, i cili më pas iu gjet të raportuarve”.

Nga MPB njoftojn se pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share