Arrestohet 39-vjeçari që u arratis nga burgu i Idrizovës

Policia mbrëmjen e djeshme ka privuar nga liria I.K. (39) nga f. Moin-Gjevgjeli.

Siç informuan sot nga MPB-ja, ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej gjashtë vjetëve për vepër penale të kryer “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” që dënohet sipas nenit 215 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhërarrest kombëtar për shkak të arratisjes nga burgu.

Personi është dërguar në burgun e Idrizovëv për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej thuajse katër vjetëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share