Policia ka arrestuar një 29-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit për të vuajtur pjesën e mbetur të burgut.
”Më 26.04.2023, rreth orës 15:15, në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 29-vjeçarin Z.I. nga Debresha e Gostivarit. Ai u dënua me tre vjet burg për krime të kryera nga neni 235 dhe neni 236 i Kodit Penal dhe kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e nëntë muaj. Personi është dërguar në burgun Idrizovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit” – thuhet në kumtesën e MPB-së.