Arrestohet 28 vjeçari nga Haraçina

Një 28 vjeçar nga Haraçina e Shkupit është arrestuar sot nga policia, pasi dyshohej se ka kryer tri vjedhje të rënda, përcjell KlanM.

“Sot (06.09.2023) punonjësit e policisë nga NjPB Gazi Babë dhe Njësia e Policisë Ndërhyrëse kanë ndaluar E.B (28) nga fshati Haraçinë, Shkup, për shkak të dyshimit të bazuar se gjatë muajve qershor dhe korrik ka kryer tri vjedhje të rënda nga automjete mallrash në tregun me shumicë  në Shkup. Në një bisedë zyrtare E.B ka pranuar veprat dhe ka shpjeguar mënyrat e kryerjes së tyre. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share