Arrestohet 23-vjeçari nga Tetova, policia i gjen gjësende të vjedhura

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është arestuar një 23-vjeçar nga Tetova. Tek i njëjti policia ka gjetur gjësende që janë vjedhur në vendbanimin ku ai jetonte.

“Me datë 18.12.2022 në ora 12:40, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria E.I.(23) nga Reçica e Madhe e Tetovës. Ai dyshohet se ka kryer më parë një vjedhje në fshat, ndërsa pasuria e vjedhur është gjetur tek i njëjti dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj E.I. do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share