Arrestohen tre persona që rrahën shqiptarët në Mal të Zi

Sergeja Devica, Kosta Dunderovica dhe Branka Vuksanovica janë tre të arrestuarit e parë për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë, ngjarje e ndodhur të shtunën në Hercegnov të Malit të Zi.

Mediat malazeze, kanë bere publik emrat e tre të arrestuarve të parë ndërsa po vijojnë kërkimet për arrestimin e të tjerëve. të ndaluarit janë banues në qytetin e Hercegnovit, zonë e njohur si e banuar nga popullate serbe nacionaliste.

Dyshohet se shkak përplasjes është bërë një debat mes të rinjve për radhën e daljes nga porti.

Në qytetin e Hercegnovit, kjo nuk është ngjarja e parë me motive etnike pasi edhe me herët, makinat shqiptare janë sulmuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share