Ambasadorja amerikane: Ka përpjekje për të frikësuar gjyqtarë e prokurorë, Shqipëria duhet të ecë përpara

Ambasadorja e SHBA-së n Tiranë Yuri Kim thotë se ka përpjekje për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët. Në një reagim në rrjetin social Twitter, ambasadorja Kim shkruan se po bëhen përpjekje që Shqipëria të kthehet pas.

Diplomatja amerikane thekson se Shqipëria duhet të vazhdojë përpara, ndërsa Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje të gjitha zhvillimet.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1579767229444677634

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jemi të vetëdijshëm që ka më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët që të shtrembërojnë drejtësinë dhe për të insistuar në mosndëshkimin e më të fuqishmëve. Me fjalë të tjera, për t’u zvarritur në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin dhe me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe të ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo pas, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shprehet ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share