Arrestohen dy persona për heroinë në Tetovë

Dje mbrëma (03-tetor) rreth orës 19:45, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.J. (43) nga Gostivari dhe Sh.F. (30) nga Çegrani i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre në veturën “Opel Zafira” me shenja regjistrimi të Gostivarit, në të cilën ishin transportuar, u gjet heroinë dhe një shkop bejsbolli.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohen parashtresat përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share