Bubevski: Dëshmitë materiale flasin me gjuhë të njëjtë me dëshmitë e të dyshuarve!

Shefi i PTHP-së, Gavril Bubevski, ka deklaruar se dëshmitë materiale në hetimin për vrasjet e 14-vjecares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjecarit, Pançe Zhezhovski, flasin me gjuhë të njëjtë me dëshmitë e të dyshuarve para policisë dhe prokurorisë.

“Lidhur me faktet që dalin nga materiali i gjithmbarshëm dëshmues, përfundimisht do të deklarohemi në aktakuzë. Hetimi, lidhur me veprimet, është në atë nivel sic u thashë në press-konferencën e fundit, kurse normalisht shqyrtohen dëshmitë materiale. Mund të them se dëshmitë materiale flasin me gjuhë të njëjtë me të cilën janë shprehur të dyshuarit” – ka deklaruar Bubevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share