Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 12.06.2022 në ora 22.30 minuta nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare Bogorodicë, në autostradën Bogorodicë-Gjevgjeli i kanë privuar nga liria B.A. (35) dhe I.A. (63). të dy nga Tetova. Në të vërtetë, gjatë kontrollit të realizuar në automjetin ”bmw”, me targa regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga B.A. në të cilin si bashkëudhëtar ka qenë I.A. janë gjetur 10 persona-migrantë nga Siria. Personat migrantë janë transferuar në Qendrën Tranzitore Pranuese ”Vinojug” në Gjevgjeli, kurse B.A. dhe I.A. janë arrestuar në stacion policor për procedurë të mëtejme. Në koordinim me Prokuror Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër B.A. dhe I.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lexo gjithashtu
QMK: Në Maqedoni në 24 orët e fundit janë shuar gjithsej 20 zjarre ndërsa mbetet aktiv një zjarr në rajonin e Ohrit
Situata me zjarre për ditën e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QМK), sipas informacioneve të marra nga…
09.08.22 10:30
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të…
25.10.23 08:45
VLEN: Zgjedhjet ishin jo demokratike, Opozita shqiptare fiton ndërsa BDI shkon në izolim!
Opozita shqiptare VLEN në Press Konferencë për media thanë se zgjedhjet ishin jodemokratike, sepse ka pasur ndërhyrje nga…
08.05.24 18:49