Arrestohen 4 të rinj nga Kumanova, e rrahën një 72-vjeçare dhe ia vodhën çantën

“Më datë 26.02.2023 në ora 03.30, policët e SPB Kumanovë kanë arrestuar I.S.(20), S.S.(20), N.K. (21) dhe M.K.(19), të gjithë nga Kumanova. Ata dyshohen se rreth orës 01:30, në rrugën “Mosha Pijade”, fizikisht kanë sulmuar S.T.(72) nga Kumanova dhe ia morën çantën / Personat janë mbajtur nën arrest në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share