Arrestime në Turqi – Në pranga dhe urdhërarreste për 130 persona të përfshirë në ndërtimet e objekteve të rrëzuara nga tërmeti

Rreth 130 persona të përfshirë në ndërtimin e ndërtesave që u rrëzuan në tërmetin e së hënës janë arrestuar apo janë dhënë urdhra për arrestimet e tyre në Turqi.

Deri më tani është konstatuar se në tërmetin e së hënës që e goditi Turqinë dhe Sirinë veriore jetën e humbën jetën së paku 28.191 persona, ndërsa 80.000 janë lënduar, ndërkaq ai numër me siguri do të rritet.

Turqia ka rregulla për ndërtim për mbrojtje të ndërtesave nga tërmetet, por ato rrallë zbatohen, që është një nga shkaqet për rrëzimin e mijëra ndërtesave.

Nënpresidenti turk, Fuat Oktaj mbrëmë deklaroi se janë dhënë urdhra për arrestime të 131 personave të dyshuar se janë përgjefjës për rrëzimin e ndërtesave.

Ministri turk i Drejtësisë premtoi se do t’i dënojë përgjegjësit, ndërsa prokurorët filluan të mbledin mostra nga ndërtesat si dëshmi për atë se çfar materiale janë shfrytëzuar për ndërtimin e tyre.

Tërmetet ishin të fuqishme, por ekspertët konsiderojnë se ndërtimi i keq është fajtor për rrënimet dhe aq shumë viktima.

Ministria turke e Drejtësisë dje kumtoi se planifikon të formojë byro për “hetim të krimit nga tërmeti” në mënyrë që t’i identifikojë kryesit dhe përgjegjësit e tjerë, të grumbullojë dëshmi dhe t’i kontrollojë lejet ndërtimore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share