Kapen 3,5 ton kokainë në një nëndetëse

U kap pas një aksioni në Meksikë, në pranga 5 persona

Në këtë nëndetëse që lundronte pranë brigjeve meksikane të Paqësorit u gjet një sasi e konsiderueshme prej 3.5 tonë kokainë. Në pranga ranë 5 persona, që ndodheshin në bordin e nëndetëses. Ata janë shtetas të kombësive të ndryshme.

Nëndetësja u dërgua në portin e La Pazit në gjirin e Kalifornisë, aty ku u shoqëruan edhe të arrestuarit. Trafikimi i sasive të mëdha të drogës me nëndetëse është karakteristikë e karteleve amerikano jugore që furnizojnë tregun e Shteteve të Bashkuara e Kanadasë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share