ARMV-ja me ditë të hapur në Shkup dhe Ohër!

4 VJET RMV NË NATO, 75 VJET ALEANCË

Qytetarët e Shkupit, në Stadiumin ushtarak patën mundësi që nga afër të njihen me pajisjet dhe automjetet e Armatës, në mesin e të cilëve dhe automjetet e reja të blinduara JLTV.

Me stërvitje u prezantuan “Renxherët”, por edhe forcat speciale, bataljoni i policisë Ushatarake, Qendra Ushtarako-Mjekësore, VING-u ajror dhe qentë e armatës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Koloneli Vasil Mitevski nga Komanda për operacione ka theksuar se anëtarësimi në NATO është shumë e rëndësishme për aspektin e sigurisë, por edhe për bashkëpunimin me aleatët.

Dita e Hapur e Armatës organizohet në kuadër të shënimit të 4-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Aleancës.

Deri tani janë organizuar pesë ditë të hapura në Strumicë, Kavadar, Shtip, Tetovë dhe Prilep, kurse për nesër është caktuar dita përfundimtare me prezantim në Kërçovë. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share