ARMV: Gatishmëria ushtarake – Kryeshefi i Shtatmadhorisë i raporton Presidentit!

VITIN E ARDHSHËM REALIZOHEN DY KRITERET E SAMITIT TË NATOS-s NË VILNIUS

Presidenti dhe Komandanti Suprem I Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është njoftuar për situatën e gatishmërisë ushtarake dhe realizimin e planeve dhe detyrave të Armatës gjatë vitit 2023, njofton KlanM.

Kryeshefi I Shtatmadhorisë, general-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, I raportoi Presidentit Pendarovski, Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe gjeneralavë të armatës se gatishmëria ushtarake është në nivel të duhur dhe se me sukses janë realizuar detyrat e planifikuara.

Autoritetet e vendit, sic njofton KlanM, kanë siguruar se vitin e ardhshëm me ndarjen e 2% të BPV-së për mbrojtjen dhe një e treta e këtyre mjeteve për modernizimin, do të realizohen dy kriteret e Samitit të NATO-s në Vilnus.

Armata e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2023, sic njofton KlanM, me 700 pjesëtarë mori pjesë në shumë stërvitje ndërkombëtare. Vendi ishte nikoqir i manovrave “Përgjigje e shpejtë 2” ku morën pjesë rreth 1.850 ushtarë të katër vendeve të NATO-s.

Në operacionet ushtarake, ARMV-ja këtë vit ka marrë pjesë në operacionet e NATO-s në Kosovë, Letoni, Bullgari e Rumani, në misionin në Bosnjë e Hercegovinë dhe në misionin e OKB-së në Liban.

Brifingu për gatishmërinë ushtarake, sic njofton KlanM, është obligim vjetor i Shefit të Shtatmadhorisë para Komandantit Suprem, me qëllim të prezantimit të situatës së gatishmërisë ushtarake të Armatës dhe planet për vitin e ardhshëm./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share