Lëvizja Demokratike: Poliklinika e Sarajit e shkatërruar ende pa u hapur

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka akuzuar sot pushtetin në lidhje me promovimin e Poliklinikës së Sarajit, duke shpërndarë fotografi, të cilat thonë se janë nga brenda kësaj poliklinike. Nga fotografitë, siç sqarojnë nga LD, duket se poliklinka nuk do të jetë në funksion të qytetarëve të Sarajit, përcjell KlanM.

“Sot ishim dëshmitarë edhe të një parodie që na i ofruan ministrat e dështuar të BDI-së me rastin e promovimit të Poliklinikës së Sarajit. Sot po këta ministra të BDI-së nuk u tallën vetëm me Sarajin, po me gjithë popullatën e vendit duke lëshuar në përdorim një objekt që ende pa u promovuar është shkatërruar, më mirë thënë është kalbur përbrenda tërësisht. Këtë e dëshmojnë fotografitë që po ua sjellim nga kjo Poliklinikë. Pra objekti i Poliklinikës së Sarajit ende pa u vënë në funksion ndodhet në gjendje të mjerueshme, për nga kualiteti i ndërtimit por edhe me shumë probleme të tjera sanitare. Ky objekt i cili u premtua që nga viti 2018 për banorët e Komunës se Sarajit, e që u promovua sot fatkeqësisht do të vazhdojë të mbetet jofunksional. Banorët e Sarajit nuk e meritojnë një gjë të tillë, ata ndjehen të dëshpëruar nga kjo gënjeshtër e madhe që po u bëhet”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Demokratike./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share