Ariu shkatërron 20 koshere bletësh në Tetovë

Në pronën e bletarit Vladimir Gavrilovski në Neproshten të Komunës së Tearcës, gjatë natës së kaluar janë shkatërruar 20 koshere me familje bletësh, me gjasë nga një ari, informon AMI, përcjell KlanM.

Kjo gjendje e vështirë me të cilën përballet bletari është pjesë e situatës së zakonshme këtë muaj në rajonin e malit Sharr theksojnë shoqatat e bletarëve.

“Gjatë këtij viti, që nga sot (20 qershor) në SPB Tetovë janë raportuar gjithsej 33 raste të dëmtimit të shkaktuar nga gjahu. Numri më i madh i rasteve të raportuara i referohej zonës më të gjerë të Tearcës, dhe më së shpeshti janë sulmuar kutitë e bletëve, me gjasë nga një kafshë e egër (ariu). Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa raste të ngordhjeve të bagëtive, lopëve, dhive e të tjera” njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qershori dhe korriku janë muajt kur në rajonin e Tetovës mblidhet rendimenti nga puna e bletëve. Bletarët në rajonin e Tetovës janë duke përfunduar punën e grumbullimit të mjaltit nga kolonitë e bletëve, në mënyrë që në gusht të fillojnë përgatitjet për muajt e dimrit, përcjell KlanM.

“Nuk është i vogël numri i bletarëve të cilët nuk e raportojnë dëmin për shkak të procedurës së gjatë për kompensim” tha Vladimir Petrovski nga shoqata e bletarëve “Polozhik Med”.

Nëse kolonitë e bletëve shkatërrohen nga kafshët e egra, veçanërisht arinjtë, të cilët janë të mbrojtur dhe nuk guxojnë të gjuhen, atëherë është e vështirë të kompensohen bletarët. Ata mund ta marrin atë vetëm nëse e padisin shtetin, dhe kjo kërkon shumë vite.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share