Arifi: Shqipëria bën politikë shtetërore unifikuese, ndërsa Kosova politikë emocionale regresive!

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi i ftuar në emisionin Klan Debat tha se shqiptarët në Luginë ndihen të lënë pas dore nga qeveria e Kosovës, duke i quajtur të njejtët si njerëz që nuk kanë empati por vetëm interesa personale.

Arifi tha se Shqipëria po bën politikë shtetërore, teksa Kosova po bën politike emocionale.

“Politika në shqipëri është shumë shtetërore, një politikë që ka ndryshuar shtetin dhe në qasjen e saj në nivel ndëkrombëtar, ndërsa në Kosovë bëhët politikë emocionale, sepse ende mësojmë se si funksionon rendi botërore. Është tragjedi se si një parti politike si Vetëvendosje e ka kidnapuar atë shtet, e cila ka kidnapuar qeverinë! Kanë provuar eksperimentet e tyre në Kosovë, Shqipëri por tashmë së fundmi edhe në Maqedoninë e Veriut. Qeverisja e Kosovës nuk ka empati ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk ka sinqeritet dhe nuk ka politikë gjithëpërfshirëse. Prishtina nuk e ka fare gajlen e Preshevës dhe shqiptarëet e Luginës”, deklaroi Arifi. /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share