Arifi: Opozitën shqiptare e bashkon vetëm interesi, ata që të gjithë janë të dalur nga BDI-ja!

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi i ftuar në emisionin Klan Debat deklaroi se situata aktuale politike në Maqedoninë e Veriut i ngjason asaj në Preshevë, sepse VLEN-i që po synon ndryshimin, sipas tij është vetëm bashkim i disa politikanëve për interesa personale dhe që të gjithë janë të dalë nga BDI.

“Cka po ndodh momentalisht në Maqedoni, ka ndodh edhe në Preshevë. Ndasitë, neve na bënë që të kemi sot vetëm një deputet në Kuvendin e Serbisë, sepse u përça vota. Hajt ta analizojmë pak situatën në Maqedoni. Kush po don me bo ndryshimin? Këta që kanë dal krejt prej BDI-së? Do të thotë se sa kanë qenë në BDI i kanë gëzuar postet qe i kan pas, kur kanë mbaru punë, janë nda edhe tash po sjellin ndryshim, te njejtët persona që kanë dalë nga ajo parti që e duan në opozitë tash edhe Taravari që u nda së fundmi prej Zijadin Selës. Janë bashku për interes, ndaj koncepti I tyre nuk është ndryshimi por interesi, ndaj e kanë thirrë tash edhe Albinin, hajde me na ndihmu me realizu interesin tonë, e ai nuk priton për kështu gjëra. Jo more!”, deklaroi Arifi. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share