BDI: VMRO gënjen si zakonisht dhe përhap histeri

Sot është 24 prilli, dy ditë pas tejkalimit të “afatit” të VMRO-së për “pagesën” e gjoja “sanksioneve” prej 53 milionë eurove ndaj Bechtel Enkës.

VMRO-ja për çdo ditë, me çdo deklaratë dhe komunikatë konfirmon se është kundër zhvillimit, ndërtimit të autostradave, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër kompanive amerikane dhe kundër shqiptarëve.

Mënyra e vetme e punës së VMRO-së është bllokada. VMRO-ja është kundër çdo gjëje dhe kundër të gjithëve.

VMRO-ja përhap histeri në opinion dhe e frikëson pa bazë popullin me konspiracione dhe skenarе të imagjinuara e të sajuara.

As nuk u paguan 53 milionë euro, as nuk u realizua asgjë nga ajo që e potenconte dhe premtonte VMRO-ja.

Qytetarët mbajnë mend se VMRO-ja do t’i kishte fituar zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 me 10 deputetë diferencë, ose se në 3 raste gjatë këtij mandati kishte 61 deputetë për të rrëzuar Qeverinë, si dhe të mos rikujtojmë se emigrantët e “vërshuan” Maqedoninë, e të tjera gënjeshtra të ngjashme të VMRO-së, si kjo e sotmja që po e përsërit tash e një muaj dhe assesi të realizohet.

Askush dhe asgjë nuk mund t’i ndalë autostradat.

Bllokada e koalicionit VMRO dhe Levica vetëm mund ta pengojë shtetin në përmbushjen e pjesës së obligimeve të tij” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share