Argjentina në pritje të kundërshtarit të finales

Argjentina është duke pritur me ankth se cila do të jetë skuadra që do të ketë kundër në finalen e 18 dhjetorit. Do të fitojë Franca apo Maroku në mbrëmjen e sotme? E ndërsa me Marokun është përballur vetëm një herë në një miqësore që e ka fituar 1-0, me Francën historia është e gjatë.

Për herë të parë dy kombëtaret kanë luajtur në 1930 në Botëror. Edhe në vitin 1978, sërish në finalet e një Botërori Argjentina fitoi 2-1. Në 2007 dhe 2009 janë luajtur ndeshje miqësore të cilat i ka fituar po skuadra nga Amerika Latine.

Të vetmen përballje që ka fituar Franca është ajo e Botërorit 2018, të cilën Mbappe dhe shokët e tij e fituan 4-3. Për Messin dhe skuadrën e tij do të ishte një sfidë më vete nëse do të kishte përballë Francën duke e parë këtë ndeshje si revanshin e asaj të 4 viteve më parë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share