Argjentina e ka mposhtur Kilin në ndeshjen e dytë të grupit A për kualifikimet e Copa America.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 88-të të takimit, për t’ia siguruar Argjentinës kalimin në çerekfinale, njofton Klankosova.tv.
Më i miri i ndeshjes u shpall Leo Messi, i cili e pati notën 8.1, por që nuk arriti të shënonte.
Me këtë fitore, Argjentina është e para në grup me gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse Kili është në vendin e tretë me vetëm një pikë.