Ardian Cuculi përgjegjës në departamentin e sportit te KF Shkëndija

Ardian Cuculi rikthehet në klub, tashmë si përgjegjës në departamentin e sportit.

Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon angazhimin e Ardian Cuculit. Ish-kapiteni rikthehet në klub tashmë në pozicionin e përgjegjësit për departamentin e sportit.

Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me Shkëndijën (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Super Kupë), Ardian Cuculi sërish vihet në shërbim të klubit, tashmë si përgjegjës i departamentit të sportit.
Ambiciet e Shkëndijës mbeten ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ardian Cuculi pritet të jep kontributin e tij në këtë drejtim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share