Pritja speciale për Marokun

Futbollistet e kombëtares u priten si heronj në kryeqytetin rabat pas Katar 2022 nga mijëra tifozë

Futbollistët e kombëtares së Marokut u pritën në kryeqytetin Rabat nga mijëra tifozë pas paraqitjes historike që bënë në botërorin Katar 2022. Për fansat marokenë, lojtarët ishin të jashtëzakonshëm dhe ata dolën në sheshin kryesor për t’i pritur.

Tifozët ishin mbledhur duke nisur nag aeroporti i “Sale” e më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit deri në qendër. Lojtarët parakaluan mbi një autobus të hapur, të përshëndetur nga brohoritma dhe këngët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Luanët e Atlasit” ishin surpriza e këtij kompeticoni, ndërsa shkuan deri në gjysmëfinale, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane dhe arabe që e arrin një sukses të tillë.

Në rrugëtimin e tij, Maroku eliminoi Spanjën dhe Portugalinë, ndërsa në grup dolën të parët, ku ishin edhe Kroacia dhe Belgjika.

Skuadra e Valid Regraguit mori një fitore 2-0 ndaj përfaqësueses belge, e renditur në vend të dytë në botë. “Luanët e Atalasit” u eliminuan nga Franca.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share