Anulimi i vizitës së delegacionit amerikan | Berisha: Mund të jetë mesazh për ndonjë skandal korruptiv

Vjollca Berisha nga Aleanca për Shqiptarët mendon se anulimi i vizitës së delagacionit nga SHBA në Maqedoni mund të jetë ndonjë mesazh për krerët poltik në vend. Sipas saj, edhe pse zyrtarisht nuk ka ndonjë arsye për anulimin e vizitës, sërish ka vend për dyshime.

“Gjithçka kur ndodh kështu e kur lidhet me Maqedoninë, sidomos nga shtete serioze si SHBA, na jep të drejtë për të menduar se është njëlloj mesazhi… fatkeqësisht jetojmë në një vend skandalesh dhe gjithmonë kërkojmë se mos ndoshta arsyeja që nuk vijnë është për shkak të ndonjë skandali”, deklaroi Berisha./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share