ZGJEDHJET 2024
Qytetarëve duket se nuk iu intereson fushata zgjedhore e kandidatëve presidencial por edhe fushata për zgjedhjet parlamentare. Thonë se e teprojnë me premtime dhe se gjithnjë e më tepër pësëriten të njëjtat zotime.
“Të ju them të drejtën partitë politike janë shumë, nuk mund t`i shoh më, e teprojnë, shumë e teprojnë me deklaratat e tyre për çdo ditë, me çdo program të tyre më nuk ke edhe çfarë të shohësh, gjëra të vjetra shumë gjëra të vjetra”.
“Jo, jo të gjithë gënjejnë, të gjithë gënjejnë nuk i ndjekë është e frikshme se të gjithë po gënjejnë”.
Por, ja që ka të tillë, të kënaqur nga presidentët e deritashëm dhe po ndjek zotimet e shtatë kandidatëve.
“Presidentet, e gjithçka që ka qenë deri tani ka qenë shkëlqyeshem edhe kështu duhet të jetë edhe më tej. Tubimet le të bëhen i bëjnë të gjithë janë punë të thjeshta çdo kush i bënë kemi shtatë kandidatë po i shohim po i ndjekim”.
Teksa po vazhdon fushata presidenciale, duhet të nis edhe fushata për zgjedhjet parlamentare. Me përputhjen e dy fushatave, pritet që partitë t`i intensifikojnë tubimet, mitingjet dhe takimet me qytetarët. /tvklan.mk