Kuvend: Ndalohet me ligj regjistrimi i shoqatave që thirrin në fashizëm

NDRYSHIME IDENTIKE EDHE NË LIGJIN PËR PARTI POLITIKE

Me 67 vota “për”, Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, sipas së cilëve, klube, fondacione, shoqata nuk do të mund të regjistrohen nëse në emrat e tyre thirret për vazhdimësi të fashizmit, nacizmit, Hitlerit, bashkëpunëtorëve të tij dhe personave nga Rajhu I Tretë.

Gjithashtu me 67 vota “për”, asnjë “kundër” dhe të “përmbajtur”, Kuvendi ka votuar ndryshime identike edhe në Ligjin për parti politike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Ligjit, në Maqedoninë e Veriut nuk mund të regjistrohen parti politike nëse me emrin shkaktojnë urrejtje kombëtare, racore ose fetare, jotolerancë etnike, gjenocid, eksterminim, përhapjen e fashizmit e të ngjashme.

Me ndryshimet ligjore dhe pas hyrjes në fuqi, partive politike u është dhënë afat prej tre muajve që të harmonizojnë emrin, shenjat, programin, statutin dhe qëllimet, me dispozitat e këtij ligji.

Maqedonia e Veriut nuk kishte ndalesa të këtilla rigoroze për ndalimin e emrave nacist dhe fashist, deri në momentin kur bullgarë nga Maqedonia nuk formuan shoqata në Manastir dhe Ohër, me emra të Vanço Mihajlovit dhe Mbretit Borisi i Tretë, që vlerësohen si bashkëpunëtorë të fashistëve në Luftën e Dytë Botërore. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share