Anketë: Notë mesatare për aktivitetet sociale të Bashkësive Fetare

“BASHKËSITË FETARE TË JENË MË AKTIV NË JETËN SOCIALE”

Me një treshe mesatare janë vlerësuar nga qytetarët Bashkësitë Fetare në RMV për aktivitetet e tyre sociale. Hulumtimi I fundit I Institutit për Hulumtime Politike – IPIS dhe portalit Religija.mk, me mbështetje të Fondacionit “Konrad Adenauer”, tregon se qytetarët duan bashkësi fetare më të përgjegjshme, vecanërisht në këtë periudhë të krizës energjetiko-ekonomike, për të cilën druajnë se seriozisht do të reflektohet në standardin e tyre jetësor.

73.1% e të anketuarve kanë shfaqur shqtësime se si do ta kalojnë dimrin. Sic percjell KlanM, Kur bëhet fjalë se nga cilat harxhime më së shumti kanë frikë, energjia elektrike dhe ushqimi janë në dy vendet e para.

35.2% e të anketuarve për momentin kanë probleme me buxhetin familjar që t`i mbulojnë harxhimet themelore.

Hulumtimi, sic njofton KlanM, tregon se një nga tre të anketuarit do të vendoste të kërkojë ndihmë nga bashkësia e tij fetare nëse nuk arrinë t`i mbulojë harxhimet. 15.2% vlerësojnë se këtë dimër mund të kenë nevojë t`i shfrytëzojnë shërbimet e kuzhinave popullore që organizohen nga bashkësitë fetare.

70% e të anketuarve, sic percjell KlanM, edhe pse vlerësojnë se bashkësitë fetare janë institucione me përgjegjësi sociale, megjithatë presin që ata të jenë më aktiv në jetën sociale të bashkësive.

Hulumtimi i Institutit për Hulumtime Politike – IPIS dhe portalit Religija.mk me mbështetje të Fondacionit “Konrad Adenauer” është zbatuar në Tetor me 1.109 të anketuar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share