Partitë politike kanë parashtruar 27 ankesa për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Vazhdon afati prej 72 orëve ku KSHZ-ja duhet të vendos lidhur me ankesat.
Më së shumti ankesa ka dorëzuar koalicioni VLEN – 10, VMRO – DPMNE – 8, LSDM-ja – 5 dhe “Levica” – 4 ankesa.
“Ankesat e VLEN-it të gjithë janë në NJZ.6, në vendvotime në Tetovë, Gostivar, Zhelinë, Bogovinë dhe Vrapçisht. Ankesat e VMRO-DPMNE-së janë në vendvotime në Ohër, Demir Hisar, Krushevë, Kërçovë, Strugë, Manastir, Dolnen dhe Resnjë. Të LSDM-së në njësinë zgjedhore 5, derisa ankesat e “Levicës” në Çair, Strugë dhe Gazibabë”, tna KSHZ.
Fronti Evropian doli me akuza se ankesat partiake në KSHZ për parregullsi zgjedhore në Njësinë e 5-të dhe 6-të zgjedhore janë përpjekje për inxhinjering zgjedhor.
Qëllimi, sipas tyre, është që Frontit Evropian t`i merren dy mandate.
Zëdhënësi I BDI-së, Arbër Ademi këtë e ilustroi me disa venvotime.
“Kundërshtimet janë kryesisht në vendvotimet ku parashtruesi, ai që ankohet, ka më tepër vota. Prej në Aeroplan shihet tendenca për ta devijaur vullnetin e popullit. P.sh në Komunën e Zhelinës në vendvotimin 2101 rezultati është sin ë vijim – për VLEN – 332 për Frontin Evropian – 134. Ky vendvotim është në fshatin nga ku vjen lideri I Lëvizjes Besa, Billall Kasami dhe vetë Lëvizja Besa e konteston rezultatin që I favorizon ata. Shembulli I dytë. Në njësinë zgjedhore numër 5 konstestohen vendvotimet ku nuk ka vota Fronti Evropian”, tha Ademi.
BDI-ja thotë se lufta dhe plani i koalicionit VLEN i koordinuar me VMRO-DPMNE-në ka parapavijë tjetër.
Me humbjen eventuale të Frontit Evropian të dy deputetëve – njëri në Zonën 5 zgjedhore dhe tjetri në Zonën 6 zgjedhore, qeveria do të sigurojë edhe mekanizmin e Badenterit
Aktualisht, VMRO i ka 2 deputetë me Badenter, 2 janë të Levicës, 1 e ka LSDM dhe 13 VLEN që bëjnë 18 deputetë. Fronti Evropian i ka 19 me Badenter.
Deri të hënën, KSHZ-ja duhet të vendos nëse do t`i rfuzojë ose t`i pranojë ankesat partiake.
Në rast se rezultati nga vendvotimet që janë pjesë e ankesave mund të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm, KSHZ-ja mund të kërkojë rivotime./tvklan.mk/