Anglia U21 shpallet kampione e Europës

Titulli i tretë kontinental i fituar në finalen me Spanjën

21-vjeçarët e Anglisë u shpallën kampionë të Europës. Fitorja 1-0 ndaj Spanjës të shtunën në Batumi të Gjeorgjisë i dha trofeun e tretë kontinental përfaqësueses angleze U21.

Goli i Curtis Jones në minutat shtesë të pjesës së parë ishte vendimtar. Spanjollët e pse u përpoqën të shënonin hasën në barrikadën e ngritur nga portieri James Trafford.

Ai grushtoi penalltinë e Abel Ruiz dhe më pas goditjen e Oroz. Anglia pati vetëm fitore në Europianin e zhvilluar në Rumani e Gjeorgji.

UEFA shpalli lojtarin e turneut sulmuesin anglez Anthony Gordon, pasi u paraqit gjatë të gjithë kohës në nivel të lartë. Anglia U21 i kishte fituar 2 titujt e parë Europian në 1982 dhe 1984.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share