Sot luhet Shqipëri – Çeki, fitorja e afron te përsëritja e ëndrrës

Kombëtarja shqiptare sonte është nikoqire e Republikës Çeke.

Kuq e Zinjtë kërkojnë fitoren për të shkuar edhe më afër kualifikimit për Euro 2024.

Lojtarët e Sylvinhos numërojnë dhjetë pikë në krye të tabelës te grupi E, dy më shumë se çekët por të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Janë edhe tri xhiro, përfshirë edhe të sontmen, që do të vendosin se kush do të shkojë në Evropian.

Përderisa shqiptarëve u mungon Armando Broja, Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla, te çekët do të mungojnë Alex Kral, Patrick Schick dhe Jindrich Stanek.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share