Përsëritet përballja e vitit 1984
Angli – Spanjë do të jetë finalja e Europianit të 21-vjeçarëve. Sfida do të luhet të dielën në Batumi. Anglia eliminoi Izraelin duke e mundur me rezultatin 3 – 0.
Të dy ekipet ishin në të njëjtin grup në këtë turne që po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani. Spanja mundi thellë 5 – 1 Ukrainën. Në fazën e grupeve barazuan 2 – 2. Ukrainasit patën një paraqitje të jashtëzakonshme deri në këtë pikë të aktivitetit, ndërsa në çerekfinale eliminuan Francën, një nga favoritet për të marrë trofeun.
Përballja Angli – Spanjë është një përsëritje e finales së vitit 1984 ku triumfuan anglezët. Për spanjollët që kërkojnë titullin e gjashtë kontinental për t’u bërë ekipi me më shumë trofe, është edhe një mundësi revanshi.
Tv Klan