Angli: Burri vdes pas sulmit nga qentë

Një burrë ka vdekur pas një sulmi nga qentë në Stonnall, Staffordshire të Anglisë.

Policia e atjeshme tha se ai kishte pësuar lëndime të rënda pasi u kafshua nga dy qen pasditen e së enjtes.

Një numër njerëzish ndihmuan në përpjekjen për të larguar kafshët nga viktima dhe njërën prej tyre e mbajtën nën kontroll.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tjetri u mbyll në banesën e pronarit.

Policia parandaloi një numër fëmijësh të largoheshin nga një shkollë fillore aty pranë për arsye sigurie, përpara se të lejoheshin të shkonin në shtëpi.

Stafi mjekësor i urgjencës shkoi në vendngjarje, përfshirë një mjek traumatik dhe ambulancën ajrore.

Një zëdhënëse e Shërbimit të Ambulancës në West Midlands tha: “Pas mbërritjes gjetëm një burrë që kishte pësuar lëndime të shumta kërcënuese për jetën dhe ishte në gjendje kritike. Stafi i ambulancës i dha mbështetje të avancuar të jetës dhe kujdes të avancuar të traumës në vendngjarje. Trajtimi vazhdoi rrugës për në Spitalin Mbretëresha Elizabeth ku ai u transportua me ambulancë tokësore për trajtim të mëtejshëm. Fatkeqësisht, pas mbërritjes në spital, me gjithë përpjekjet më të mira u bë e qartë se asgjë më shumë nuk mund të bëhej për ta shpëtuar atë, ai u konfirmua i vdekur”.

Një 30-vjeçar, nga zona Lichfield, është arrestuar me dyshimin se posedonte qenë të rrezikshëm jashtë kontrollit.

Një hetim është duke u zhvilluar, përfshirë për të përcaktuar racën e qenve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share