Anëtarësimi i Suedisë në NATO, pritet ratifikimi nga Hungaria

Pas një vonese prej disa muajsh partia qeverisëse i ka propozuar Parlamentit ta miratojë më 26 Shkurt

Anëtarësimi i Suedisë në NATO që ende mbahet peng nga Hungaria, do të miratohet më shpejt sa çfarë pritej. Partia qeverisëse e Hungarisë Fidesz ka propozuar se paralamenti do të votojë ratifikimin e Stokholmit në datën 26 shkurt.

“Grupi ynë dëshiron të mbështesë” ofertën e Suedisë për NATO-n, tha partia Fidesz në një dokument, duke i kërkuar Kryetarit të Parlamentit të përfshijë votimin në axhendën e saj të hënën e ardhshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson përshëndeti vendimin. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kishte sinjalizuar fundjavën e kaluar se parlamenti mund të ratifikojë së shpejti ofertën suedeze kur të mblidhet për sesionin e ri të pranverës.

Është një lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet së shpejti,” u tha Orban mbështetësve, pa dhënë detaje. Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n gati dy vjet më parë, në një ndryshim historik në politikë të nxitur nga agresioni i plotë nga Rusia.

Mediat shkruajnë se nëse kryeministri i kësaj të fundit Ulf Kristersson do të vizitojë Budapestin, në axhendën e javës së ardhshme do të jetë edhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe i mbrojtjes me Suedinë. Hungaria ishte vendi i vetëm nga 31 vendet anëtare të NATO-s që nuk e kishte ratifikuar kërkesën e Suedisë. Turqia e bëri këtë në fund të janarit, pas shumë vonesave.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share