LSDM gjykim për incidentet dhe dhunën në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta

Partia në pushtet LSDM përmes një komunikate për media dënojnë  incidentet dhe dhunën e shkaktuar në protestën e organizuar siç potencojnë  ato nga VMRO-DPMNE dhe E Majta përcjell KlanM.

Dënojmë ashpër dhunën dhe incidentet që ndodhën sonte në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe Levica para ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit thuhet në  komunikatë.

Sonte opinioni do të shohë tentativën për të përsëritur ndërhyrjen e 27 prillit 2017 nga partitë politike që nuk i mendojnë mirë shtetit dhe qytetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

LSDM-ja, institucionet, qytetarët nuk do të lejojnë sjellje të tilla të rrezikshme, destruktive të kërcënojnë të ardhmen e vendit, përpjekjet për destabilizimin e vendit do të mposhten sërish./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share