Analistët: ASH në Qeveri – shumë pak kohë për të bërë dallimin!

“INTERESANTE SE SI DO TË FUNKSIONOJË KAMPI OPOZITAR SHQIPTARË”

Për analistin Ibrahim Memeti ky nuk ka qenë momenti i duhur për Aleancën për Shqiptarët që të hyjë në qeveri. Ai në Klan Debat tha se, do të jetë e vështirë për ministrat e kësaj partie që ta dëshmojnë veten në kaq pak kohë sa i ka mbetur kësaj qeverie.

“Nuk ka kohë të mjaftueshme për të dëshmuar se mund të bëjë ndryshim. Për një vit, kushedi se sa të punosh nuk mund ta bësh dallimin. Nëse e vendosim në peshore këtë dhe atë që ASH e humb si parti opozitare, e cila rejtingun e ka ndërtuar duke kritikuar BDI-në, por edhe LSDM-në, atëherë pikëpyetje se cila peshon më shumë” – tha Ibraim Memeti, analist.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Imer Selmani, siç njofton KlanM, vlerëson se Kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev veproi ndaj ASH-së njejtë siç tani po vepron Kovaçevski ndaj Alternativës. Selmani përmend edhe frymën opozitare në vend dhe dilemën se si ajo frymë do të orientohet tani me kyçjen e ASH-së në qeveri.

“Fronti pro-evropian nuk është vetëm ndryshimi i Kushtetutës. Por derisa të vijë ndryshimi ka edhe qindra ligje dhe akte tjera që duhet të votohen në parlament. Kështu siç funksiononte shumica ishte joproduktive. Nuk bënin kuorum. Dhe mendoj se hyrja është rrezik për ASH-në sepse do të shohim si do të reflektojë fryma opozitare e votës në RMV. Por nga ana tjetër vendimi i tyre është legjitim si një mundësi për të hyrë më të përgatitur në garën e radhës elektorale” – deklaroi Imer Selmani.

Analisti Xhelal Neziri hedh dilemat se se si do të funksionojë kampi opozitar ku do të jenë edhe Lëvizja Besa edhe Alternativa, të cilat deri para një kohe ishin një subjekt.

“Nuk mendoj se këto parti që e përbëjnë koalicionin qeverisës do të jenë bashkë vetëm për një vit. Mendoj se këto parti bashkë, LSDM, BDI, ASH dhe të tjerat në kuadër të një koalicioni të madh të shkojnë në një koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen bashkë me ato presidenciale. Dhe kjo do të jetë një motiv tjetër që këto koalicione parazgjedhore, mbietnike, ideologjike të forcohen dhe të krijohen. Mendoj se edhe tek Lëvizja Besa do të kërkojnë t’i bashkohen këtij fronti, këtij koalicioni të madh” – tha Xhelal Neziri.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, do të zgjidhet dilema për zgjedhje të parakohshme. Ndërsa se si do të koordinohet kjo shumicë dhe këta numra,  mbetet të shihet në periudhën në vazhdim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share