“Amerika djep i demokracisë” – Ramadani tregon detaje nga përvojat që mori pas vizitës në SHBA

Blerant Ramadani në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni tregoi detaje nga vizita e tij në SHBA dhe përvojat që mori nga atje. Gjithashtu tregoi edhe detaje për programin ACYPL.

”Unë përveç se ushtroj rolin koordinator nacional për Informatikë dhe energjetikë , jam edhe përfaqësues i ASH-së ku gati se dy muaj në kryesi kaloi edhe emërimi im si zëdhënës në nivel republikan. Dhe ACYPL është program i cili bën shkëmbimin e kuadrove, politikan të rinjë nga partitë më të madhaja në vend dhe i dërgojnë në SHBA në një trajnim të shkurtë për të parë eksperiencat se si SHBA-të menaxhojnë me institucionet në përgjithësi ato shtetërore. Kjo zgjati 10 ditë dhe ishte një nga përvojat më interesante dhe më dobiprurëse, pasi merr informacione atje merr përvoja nga vendi ku shkon dhe të japësh përvoja nga vendi ku shkon dhe vendi ku ke shkuar është djepi i demokracisë apo vendi më i zhvilluar në botë” – tha Blerant Ramadani. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share