Shkolla e Vizbegut më moderne si investim kapital/ Ministri Shaqiri: Kemi kryer gjitha procedurat, tani komuna e ka në dorë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka folur rreth shkollës së Vizbegut në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni ku tha se gjithçka është gati, së shpejti fillon me funksionim.

”Ka ende shkolla ku duhet punuar dhe duhet investuar, shkolla e Vizbegut është një ndër shkollat më të mira, Ministria e Arsimit ka bërë gjithë procedurat juridike dhe ligjore është kompletuar si objekt nga ana e ministrisë. Fillimisht patëm një premntim për hapje më 1 Shtator por duke e ditur se nga ana tjetër kemi palën tjetër pra komunën e cila bën punën administrative e ngadalsoi pak punën por dje kemi emëruar një drejtor të ri dhe kur të jetë gati komuna atëher shkolla do jetë gati” – tha Jeton Shaqiri. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share