Ambasadorja e SHBA në OKB, vizitë në Tiranë

Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Shqipëri. Ajo do të zhvillojë në vendin tonë një vizitë dyditore.

Ambasadorja bën me dije se do të takohet me drejtuesit e qeverisë dhe shoqërinë civile.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan ambasadorja në Twitter.

Kujtojmë që Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit sa i përket çështjes së luftës në Ukrainë.

Po ashtu mësohet se të hënën në mëngjes, ajo do të zhvillojë një takim me Presidentin Bajram Begaj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share