Ambasada e SHBA në Tiranë: Dmitri Peskov fytyra e propagandës së Kremlinit

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook foton e zëdhënësit të Putinit, Dmitri Peskov duke e përshkuar atë si “fytyra e propagandës së Kremlinit”.

Në një status në Facebook, ambasada thotë se ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me disa atentate që u janë bërë disa kritikëve të Putinit.

“Fytyrat e Propagandës së Kremlinit Dmitri Peskov ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008. Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020”, shkruan ambasada.

Ndërsa duke u ndalur tek lufta në Ukrainë, ambasada thekson se Peskov vazhdimisht ka mohuar që Rusia të kishte ndonjë qëllim pushimit të fqinjit. Në fund të postimit të saj ambasada thekson se nga ky shërbim që i ka bërë presidentit rus, Petskov ka fituar një pasuri përrallore.

“Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës për Peskovin dhe pavarësisht se ka qenë nëpunës civil gjatë gjithë karrierës së tij, ai dhe familja e tij tani janë multimilionerë”.

Dmitri Peskov është një nga personazhet më të fuqishme në Rusi. Ai është që prej vitit 2008 zëdhënës i Putinit dhe mbahet si një nga personat më me ndikim pranë Presidentit rus.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share