Alvaro Morata në drejtim të Milanit

Pas përfundimit të Euro 2024, skuadra e Milanit është gati të bëjë disa afrime të para në merkato. Njëri prej lojtarëve që pritet të bashkohet me “Djajtë” është sulmuesi spanjoll Alvaro Morata. Ai do të jetë qendërsulmuesi i ri i Milanit nën drejtimin e trajnerit Paulo Fonseca.

Megjithëse Morata u shpreh shkurtimisht pas fitores së Spanjës në Europian, duke thënë “Të shohim”, në Itali janë të bindur se ai do të transferohet në Milano. Sipas mediave të fundit, 31-vjeçari i ka thënë “po” ofertës së “gjigantëve” të Serie A dhe pritet të kryejë testet mjekësore në Madrid në ditët e ardhshme.

Milani do të paguajë 13 milionë euro për transferimin e Moratës nga Atletico Madrid. Kapiteni spanjoll pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, ku do të përfitojë rreth 5.5 milionë euro në vit, pa llogaritur bonuset për performancat e tij të shkëlqyera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share