OPOZITA SHQIPTARE SULME TË KOORDINUARA KUNDËR MINISTRAVE
Alternativa Ministrin e ASH-së kurse Lëvizja Demokartike atë të BDI-së. Vazhdojnë sulmet e koordinuara të opozitës shqiptare kundër Ministrave shqiptarë në Qeveri, njofton Klan M.
Alternativa pyet ministrin Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët se a është ministër apo është opozitar?
”Pas deklarimit të tij se ai nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal, duke e hedhur topin te zëvendësministrja, ne jemi sot këtu që t’i themi se nëse vërtet nuk pajtohet me ato ndryshime dhe se zëvendësministrja e ka keqpërdorur mosprezencën e tij në seancën e qeverisë për t’I kontrabanduar ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga ministria që ai e udhëheq, atëherë le të japë dorëheqje. Ai nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige – edhe të jetë në pushtet dhe në opozitë” – thonë nga Alternativa.
Më të ashpër në paraqitje publike janë nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit. Sipas tyre, Bujar Osmani ka kohë për pazare të pista politike me Gruevskin, por nuk ka kohë për Kosovën.
”Derisa Bujar Osmani ka kohë që të shëtisë çdo cep të botës, e në shumë raste të bej edhe vizita jo produktive, ai nuk e shef të arsyeshme të shkoj deri në Prishtinë e të takoj zyrtarët kosovarë në shenjë përkrahje në këtë moment kaq të rëndë për shtetin e Kosovës. Bujar Osmani edhe më shumë ka arsye për të vizituar Kosovën e sulmuar nga terroristët serb sepse tërë kohën krekoset se është kryesues i OSBE-së” – thonë nga Lëvizja Demokratike.
Ditëve të fundit, opozita shqiptare vazhdimisht drejton akuza në adresë të eksponentëve më të lartë të partive shqiptare në pushtet. Akuzat janë për keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe lidhjet me krimin dhe korrupsionin. /KlanMacedonia/