AlternAtivA: Ndalimi i arsimit shqip në Veles është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin

Nga partia Alternativa përmes një kumtese kanë reaguar për nxënësit shqiptar të Velesit që nuk janë pranuar në gjimnaz dhe janë detyruar të tërhiqen nga aplikimi, përcjellë Klan M.

”Pas informacionit të konfirmuar se nxënësit shqiptarë të Velesit nuk janë pranuar në gjimnaz dhe janë detyruar të tërhiqen nga aplikimi, AlternAtivA shpreh shqetësimin e saj se Maqedonia e Veriut po kthehet çdo ditë e më shumë në poligon serb për të eksperimentuar me arsimin shqip.

Ashtu si në fillimvitet e ’90-ta, kur hapja e një paralele shqipe në një shkollë përbënte lajm vjetor, në Veles kjo po ndodhë në vitin 2023, kur kemi një ministër që identifikohet si shqiptar, kur është në pushtet një parti që disa herë ka pasur ministra shqiptarë të Arsimit dhe një parti tjetër që ka përcaktor “Shqiptare”. Megjithatë, krejt këto nuk mjaftojnë as sa për të hapur një paralele shqipe më shumë në Veles, por edhe në Manastir, ku nxënësit shqiptarë tashmë disa vite mësojnë në gjuhën maqedonase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për neve është e qartë tendenca e autoriteteve komunale, që – duke pamundësuar arsimin shqip – të përzënë sa më shumë shqiptarë nga ato zona ose të asimilojnë sa më shumë shqiptarë që munden dhe ndonëse akt i ligë, është i pritshëm prej tyre, por nuk kemi shpjegim se si ka mundësi që këtë ta lejojë ministri i Arsimit dhe Shkencës, që ka emër shqiptari dhe vjen nga një parti shqiptare. Ky është lajm më i rëndë se mungesa e një paraleleje shqipe në Veles e në Manastir. Sepse, duke u marrë me biznesin e kazinove ose duke u marrë me shpëlarjen e Ramiz Merkos nga lista e zezë, ky ministër dhe kjo parti as që e kanë më mendjen te arsimi shqip dhe te periferitë shqiptare në Maqedoninë të Veriut.

Shqetësimi i këtillë na detyron të mobilizohemi edhe më shumë, sepse tashmë të gjithë e kemi kuptuar se cili është takati dhe interesi i BDI-së për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së RMV-së, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, si dhe autoriteteve komunale të Velesit, që mos ta pengojë arsimin shqip, sepse kështu jo vetëm që e thyejnë kushtetutën dhe ligjin, që secilit qytetar të RMV-së i garantojnë arsim në gjuhën e tij amtare, por shprehin edhe qasje fashizoide ndaj kombit shqiptar në Maqedoni. Ndërsa përbuzja e këtillë i kushton shumë një vendi që aspiron për integrim në Bashkimin Europian.

Sidoqoftë, poshtërimi i këtillë i nxënësit shqiptar në RMV flet se ky pushtet i ka ditët e numëruara dhe se po i mbledh plaçkat për të përfunduar në historinë e turpit” – thuhet në kumtesën e Alternativës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share