Alternativa: Kuponë, rritje të pensioneve dhe asistencës sociale për grupet e rrezikuara sociale

Në kohën kur kemi akcizë të lartë dhe TVSH në derivatet e naftës dhe energjisë, kur çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe karburanteve reflektohet në çmimin e lartë të produkteve bazike e veçanërisht atyre ushqimore, të vetmit që akoma nuk e kuptojnë se kjo po e dëmton ekonominë familjare janë zyrtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – thonë nga Alternativa e Afrim Gashit përmes një reagimi, përcjell KlanM.
Përveç kësaj, sipas Alternativës, rritja e TVSH-së nga 5% në 10% për produktet vazhdon të jetë në kontradiktë me ngrirjen e çmimeve, ngase, siç thonë nga kjo parti, efekti i rritjes së TVSH-së vazhdon të ndjehet ende në rritjen e çmimeve të produkteve bazike, gjë që po e rëndon akoma më shumë xhepin e qytetarëve.
“Krejt kjo na bind se kjo qeveri nuk ka politika efektive për t’u përballur me krizën ekonomike, ndërsa politika fiskale e menaxhuese e saj e ka dëmtuar rëndë industrinë ushqimore dhe, si pasojë, kemi ulje të prodhimit dhe rritje të eksportit, gjë që ndikon edhe në rritjen e standardit jetësor. Edhe raporti i Bankës Botërore flet se inflacioni vazhdon të jetë i lartë, ndërsa rritja ekonomike për 1.8% deri në fund të vitit është më e ulëta në rajon”, thuhet në reagim.
Nga Alternativa thonë se masat kundër krizës të paralajmëruara nga qeveria, janë të vonuara. Propozimi i Alternativës është se në këto kushte zgjidhje është ndihma financiare në shpërndarjen e kuponëve për grupet me rrezik social, kategoritë me të ardhura më të ulëta dhe për pensionistët.
“Kur jemi këtu, ne konsiderojmë se pensionet dhe ndihmat sociale duhet të rriten. Për informacion të opinionit, 29% e pensionistëve në vend marrin pension minimal prej 13.000 den., gjë është e pamjaftueshme për mbijetesë në këto kushte. Vlerësimi ynë është se pensioni minimal nuk duhet të jetë më pak se 18.000 den. (300 euro), që është 80% e rrogës minimale në vend dhe kjo rritje duhet të jetë lineare edhe te pensioni mesatar invalidor dhe te pensionet më të larta”, thuhet më tej në reagim./KlanMacedonia
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share