Finalja e madhe e Champions League, tifozët në garë për biletat

Deri në fundin e saj kanë mbetur për tu luajtur edhe 8 ndeshje, por interesi është i madh. Mijëra tifozë kanë nisur të kërkojnë tashmë biletë për finalen e Champions League që do të mbahet në Stamboll më 10 qershor. Me të parë rezultatin e sfidave të para çerekfinale, shumë tifozë të Real Madrid, Milanit, Interit dhe Manchester City duan për të garantuar prezencën në impiantin 70 mijë vendësh. UEFA ende nuk ka nxjerr në shitje biletat, gjithsesi çmimi pritet të jetë i njëjtë me atë të finales së shkuar. Mediat raportojnë se në varësi të pozicionit në tribuna, biletat për finalen e magjishme të Turqisë variojnë nga 70 deri në 690 euro.

Interesi pritet të jetë i lartë nga tifozët e skuadrave italiane, që pas shumë vitesh janë shumë pranë arritjes në finalen e një turneu Europian. Inter dhe Milan nuk përjetojnë të tilla emocione respektivisht nga zikaltërit prej 13 vitesh dhe kuqezinjtë nga viti 2007. Ëndërr për të marrë në shtëpi trofeun me veshë të mëdhenj e ka skuadra angleze e Manchester City, me Pep Guardiolën që nuk e ka mohuar se do ishte dështim nëse nuk arrinë këtë objektiv. Ndërkaq, situata mund të jetë më e qetë tek Real Madrid, pasi spanjollët ishin prezent edhe në Stade de France” në vitin e shkuar, ku triumfuan minimalisht 1-0 përballë Liverpool. Finalja e Champions League për sezonin 2022-2023 do të zhvillohet në stadiumin “Olimpik Atatürk” të Stambollit më 10 qershor 2023.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share