ALKALOID: Shitje 79.9 milion euro, rritje e eksportit 14%, 90 punësime të reja janar – mars 2024!

ALKALOID-i me shitje të konsoliduara prej 79.9 milion euro, rritje e eksportit të konsoliduar prej 14% dhe me 90 punësime të reja gjatë periudhës janar – mars 2024

Të ardhura nga shitjet

Sipas bilancit të vetëm të suksesit, gjatë periudhës janar – mars 2024 shitjet mbërrijnë në 3.419.742.486 denarë, për 10% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë në 4.925.260.049 denarë, 13% më shumë në krahasim vitin e kaluar.

Shitje sipas rajoneve

Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendor janë rritur për 11%, kurse eksporti i përgjithshëm i konsoliduar i kompansë është rritur për 14%. Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara 27% janë realizuar në tregun vendor, derisa 73% në tregjet e jashtme.

Sipas rajoneve, në vendet e Evropës Juglindore janë realizuar 26%, vendet e Evropës Perëndimore (BE-EFTA) – 24%, Evropa Lindore – 22%, kurse në tregjet tjera 1%.

Rritje më të madhe tek tregjet më të mëdha të eksportit, në krahasim me vitin e kaluar, shënohen shitjet e realizuara në Britani të Madhe me vlerë 119.813.384 denarë, që janë rritur për 4 herë; më pas në Gjeorgji, që janë rritur për 3 herë si dhe në Ukrainë me 2.5 herë,

Pasojnë Hungaria (rritje 65%), Rumania – 27%, Shqipëria – 27%, Polonia – 20%, Italia 12%, Kroacia – 11%, Armenia – 10%, Sllovenia – 10%, Serbia – 10%, Greqia – 10% etj.

Shitja sipas grupeve të prodhimit

Në strukturat e shitjeve të përgjithshme të konsoliduara pjesëmarrje më të madhe kanë prodhimet e segmentit – farmaci me 91%. Antibiotikët me 31%, preparatet OTC me 19%, preparatet kardiologjike me 12%, preparatet neurologjike me 11%

Segmenti kimi, kozmetikë dhe barrishte merr pjesë me 9%. Shitjet e përgjithshme shënojnë rritje tek të gjitha qendrat e profitit në krahasim me realizimet e periudhës së njëjtë të vitit 2023.

Farmacia shënon rritje prej 14%, kimia – 3%, kozmetika – 5% dhe barrishtet – 8%.

Investime

Në vitin 2024, në drejtim të përkushtimit për modernizim të vazhdueshëm dhe për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, vëllimit dhe asortimentit prodhues, ALKALOID SHA Shkup, ka kompletuar realziimi ne investimit më të madh në dy dekadat e fundit – repartin e ri për prodhimin e tabletave të ngurta 2.0 dhe hapësirat shoqëruese teknike.

Kapaciteti i ri tekniko-teknologjik, qëllimi I të cilit është rritja e dyfishtë e vëllimit dhe fleksibilitetit më të madh në prodhimin e formave të ngurta farmaceutike ka sipërfaqe prej 6.200 m2, kurse ALKALOID ka investuar 19.4 milion euro.

Investimet e përgjithshme në mjete themelore gjatë periudhës janar – mars 2024 kapin shumën e 298.250.975 denarëve.

Inovacione

ALKALOID viteve të kaluara nisi procesin e ridizajnimit të prodhimeve të përhershme gjenerike farmaceutike për indikacione të reja, për të krijuar ilaçe me vlerë të shtuar që mundësojnë trajtimin dhe përmbushjen e nevojave të pacientëve individual ose grupeve specifike.

Investimet strategjike për modernizimin e portofolios prodhuese rezultuan me zhvillim të suksesshëm të ilaçit të parë të patentuar me vlerë të shtuar të ALKALOID-it, që i dedikohet, para së gjithash, trajtimit të ezofagitisit refluks dhe sëmundjes reflukse grastroezofageale (GERB).

Ilaçet e zgjedhjes së parë në trajtimin e refluksit ezofagitis dhe të GERB janë të ashtuquajturit inhibitorë të pompës protone, grup ku bën pjesë edhe Omeprazoli, që më së shpeshti janë të kapshme në formë të tabletave dhe kapsulave gastrorezistente, si dhe pluhuri për tretje.

Për herë të parë në historinë e ALKALOID-it është zhvilluar forma e lëngshme e ilaçit Omeprazol, i gatshëm për përdorim.

Për Omeprazolin peroral “Alkaloidi” fitoi patentën e parë për ilaç me vlerë të shtuar – Value Added Medicine – VAM, kurse miratimet e para për vënie në qarkullim të këtij ilaçi inovativ tashmë janë ndarë në tregun maqedonas dhe tregun e Mbretërisë së Bashkuar.

Në vazhdë e sipër janë procedurat për vendet e Evropës dhe tregjet e BE-së, ku pritet marrja e lejeve për vënien në qarkullim të ilaçit dhe lansimin e tij.

Rezultatet e punës

Fitimi për njësi para kostove financiare, taksave dhe amortizimit (EBITDA), me vlerë 659.500.874 denarë, shënon rritje prej rreth 10%, derisa fitimi për njësi neto është 390.910.925 denarë gjithashtu me 10% rritje.

Fitimi i konsoliduar para shpenzimeve financiare, taksave dhe zhvlerësimit (EBITDA) arriti në 804,400,748 denarë dhe shënoi rritje prej 6%, ndërsa fitimi neto i konsoliduar në vlerë prej 479,529,291 denarë u rrit për 9%.

Gjatë kryerjes së aktiviteteve operative, ALKALOID AD Shkup punësoi më shumë se 1000 furnizues vendor.

Të punësuar

Në periudhën janar – mars 2024, ALKALOID AD Shkup ka realizuar 90 vende të reja pune në RMV. Me vendim të Bordit të Drejtorëve të ALKALOID SHA Shkup, në mars të vitit 2024 është miratuar dhe paguar kompensim për shfrytëzimin e pushimit vjetor për punëtorët e kompanisë, në shumën neto prej 40.500 denarë.

Grupi ALKALOID ka 2,910 punonjës, nga të cilët 2,215 janë në vend, dhe 695 janë të punësuar në kompani të lidhura me kapitalin jashtë vendit.

Të dhëna për aksionet

Aksionet e ALKALOID AD Shkup janë të listuara në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë që nga viti 2002 dhe konsiderohen si një nga aksionet më të tregtueshme dhe më likuide në Bursë. Çmimi i aksionit në periudhën janar – mars 2024 varionte nga 18.151,00 deri në 20.900,00 denarë ose mesatarisht 19.602,82 denarë për një aksion. Më 31 mars 2024, aksionet e ALKALOID SHA Shkup ishin në pronësi të 5.596 aksionarëve, personave fizikë dhe juridikë, ndërsa kapitalizimi tregtar i kompanisë ishte mbi 29 miliardë denarë.

Më 01.04.2024, në Mbledhjen Vjetore të Aksionarëve u miratua llogaritja dhe pagesa e dividendës bruto për vitin 2023, në vlerë prej 772.931 mijë denarë. Në përputhje me kalendarin e dividendës, në maj të vitit 2024 do të fillojë pagesa e dividendës në vlerë prej 540 denarë bruto, gjegjësisht 486 denarë neto për një aksion. Dividenti për aksion për vitin 2023 është 10.2% më i lartë se dividenti i paguar për aksion për vitin 2022.

Biznes plani për vitin 2024

Plani i biznesit për vitin 2024, i miratuar me vendim të Bordit të Drejtorëve të ALKALOID SHA Shkup, në seancën e mbajtur më 27.12.2023, parasheh investimin e rreth 10% të të hyrave të konsoliduara nga shitja në asete materiale dhe jomateriale, një rritje prej 10% e shitjeve të konsoliduara në raport me ato të realizuara në vitin 2023, si dhe një rritje me 7% e fitimit të konsoliduar para tatimit në raport me vitin 2023.

Plani i biznesit për vitin 2024 bazohet në pritshmëritë, parashikimet dhe mundësitë e tregjeve dhe produkteve aktuale dhe të reja në dispozicion të kompanisë në momentin e hartimit të planit. Rrethanat dhe ngjarjet në vitin 2024, dhe për rrjedhojë rezultatet e arritura, mund të ndryshojnë nga ato të treguara në Planin e Biznesit.

Pritjet për periudhën e ardhshme

Tendenca e punës në kushte të vështira ekonomike që ka qenë aktuale në vitet e fundit është e sigurt se do të vazhdojë edhe në vitin 2024. Sfidat dominuese ishin inflacioni dhe rritja e normave të interesit, të cilat, sipas të gjitha pritshmërive, duhet të hyjnë në zonën e stagnimit dhe mundësisht të një rënieje të lehtë. Natyrisht, krizat globale të sigurisë komplikojnë mjedisin ekonomik dhe parashikueshmërinë, të cilat gjithmonë mund të ndikojnë në çmimet e energjisë, të krijojnë vështirësi në zinxhirët e furnizimit, por edhe të ndikojnë në disponueshmërinë e materialeve të caktuara.

Presim që në vitin 2024 të vazhdojmë në rrugën e rritjes së vazhdueshme bazuar në mundësitë nga investimet tona aktuale në objekte dhe pajisje të reja prodhuese dhe investime në projekte zhvillimore-kërkimore, duke krijuar kështu një portofol konkurrues dhe mundësi për zgjerimin e tregjeve. Për të arritur këto synime, ne do të vazhdojmë me punësime të reja si në vend ashtu edhe në tregjet e huaja, duke investuar vazhdimisht në ngritjen dhe përmirësimin e nivelit të njohurive dhe aftësive të punonjësve tanë dhe ndërtimin e talenteve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share