Aliu: 150 shërbime administrative do të digjitalizojmë deri në fund të vitit

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu pas njoftimit për “E-Shtetësia”, sistem për nxjerrje elektronike të dokumentit të shtetësisë, tha se planifikojnë që deri në fund të vitit 2023 të digjitalizojnë 150 shërbime administrative.

“Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë deri në fund të vitit 2023 do të bëjë mbi 150 shërbime digjitale, që do të jenë në shërbim të qytetarëve, me çka përmes portalit nacional “Uslugi.gov.mk” apo shërbimeve të qendrave të cilat Ministria i posedon në 5 qytete të ndryshme, qytetar e shtetit do të munden në kohë reale të vijnë, të marrin shërbimet digjitale në e-mail apo në telefon”, tha mes tjerash Aliu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share