Aliti: Me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe nëpunësit administrativë dëshirojmë të depolitizojmë administratën

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti në konferencën e sotme për shtyp theksoi se me ndryshimet ligjore në Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjin për Nëpunës Administrativ synojnë depolitizimin e administratës dhe rritjen e transparencës.

“Me Ligjin për të punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjin për Zyrtarët Administrativë dëshirojmë të depolitizojmë administratën dhe ta bëjmë atë më transparente dhe efikase në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe me zgjidhjet e reja ligjore nuk do të mund të abuzohet me mjet balancues”, tha ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti .

Duke qenë se kohët e fundit po flitet shumë për abuzimin me mjetin balancues, ministri vuri në dukje se me zgjidhjen e re ligjore nuk do të mund të abuzohet më.

“Kjo do të thotë se kandidati i cili do të aplikojë për një vend pune, pasi të ketë përzgjedhur një kombësi maqedonase, shqiptare, turke apo tjetër, nuk do të mund ta ndryshojë atë, siç është rasti me numrin amë që nuk mund të ndryshohet”, tha Aliti./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share