19-vjeçarja me origjinë nga RMV-ja në mesin e të rrëmbyerve nga Hamasi!

FAMILJARËT KËRKOJNË NDIHMË PËR LIRIMIN E SAJ

19-vjeçarja Naama Levi, me origjinë nga Maqedonia e Veriut është në mesin e të rrëmbyerve më 7 tetor nga ana e Hamasit.

Informacionin e ka dhënë Rashel Levi Drumer, një profesoreshë në Izrael, me origjinë maqedonase, e cila është e kyçur në përpjekjet për të liruar 19-vjecaren.

Nëpër rrjetet sociale tashmë është publikuar edhe një video të vajzës 19-vjecare, ku shihet e maltretuar. Përmes video-materialeve kërkohet ndihmë për lirimin e saj.

Kërkesa është drejtuar edhe në Komunitetin Hebraik në Maqedoninë e Veriut, që të konfirmohet origjina e saj maqedonase.

Sipas të dhënave që janë dërguar nga familjarët e vajzës së rrëmbyer, stërgjyshja e saj Grasija Bivas ka qenë e lindur në Maqedoni në vitin 1893. Rreth vitit 1900 është larguar për në Izrael ku edhe ka krijuar familjen. Naama Levi është pasardhëse e saj.

Naama Levi ka qenë pjesë e organizatës paqësore “Duart e Paqës”, misioni I të cilëve ka qenë nxitja e të rinjve nga Izraeli, Palestina dhe SHBA-të që të bëhen promovues të paqës.

Sipas autoriteteve izraelite, gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, ishin rrëmbyer 242 izraelit. Prej tyre katër janë liruar kurse një është shpëtuar.

Shumica e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ishin në Izrael dhe në Gazë, tashmë janë evakuar dhe kanë mbërritur në vend me fluturime të posaçne humanitare.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share