Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot takoi publicistin e mirënjohur nga Kosova Veton Surroin. Ahmeti dhe Surroi biseduan reth gjendjes politike dhe të ardhmen evropiane në të cilën ndodhet rajoni.
Mirëprita sot në takim publicistin e mirënjohur nga Kosova, Veton Surroin me të cilin bashkëbiseduam mbi momentumin politik në të cilin ndodhet rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes europiane ka shkruar Ahmeti.
Diskutuam bashkë edhe mbi perspektivën progresive që do të krijojë rrumbullakësimi i projekteve të ndërlidhjes më efikase mes vendeve tona si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, rruga Tetovë – Prizren, vendkalimi i përbashkët kufitar dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit në sfera të ndryshme.
Duhet të bashkojmë forcat për të ngadhënjyer bashkë në rrugën pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.